Home / Kategorizimi / Shembull i mirë: Ardita Kastrati – fshati Dobërdol, rajoni i Pejës

Shembull i mirë: Ardita Kastrati – fshati Dobërdol, rajoni i Pejës

 

Shembull i mirë: Ardita Kastrati – fshati Dobërdol, rajoni i Pejës

Ardita Kastrati, është njëra ndër përfitueset e SHE-ERAs, e cila me punën e saj vazhdon të sjellë suksese të reja në fushën e agrokulturës. Ardita ka zgjeruar biznesin eArdita_Kastrati saj edhe me 10 koshere për bletë, ku  gjithsejt ka 48 koshere dhe disponon me 2 sera nga 100 m² ku kultivon domate dhe tranguj. Ajo gjithashtu posedon 5Ar. tokë në të cilën kultivon speca dhe  2 lopë dhe 4 viça për majmëri. Ardita është pronare e biznesit formal të regjistruar në emrin e saj ku janë të angazhuar edhe tre anëtarë të familjes. Produkti kryesor i Arditës është mjalta me standard të lartë çmimi i të cilit është €10.00 për kg. Disponon me disa produkte të mjaltës si me xhenxhefil, me fara të zeza dhe arra, ku çmimi për 1/2kg sillet €10.00. Momentalisht nga secila koshere ajo nxjerr rreth 20 kg. Mjaltë. Planifikon të zgjerojë biznesin e saj duke shiquar mundësit e skemave të granteve të cilat ofrohen nga MBPZHR dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës përmes hapjes së një punëtorie të mjaltit. Ardita është një tjetër shembull i suksesit, ku falë dedikimit dhe angazhimit të saj i tejkalon me sukses sfidat dhe problemet me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen gratë sipërmarrëse në rrethanat ekonomike në Kosovë.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …