Home / Informata për mundësi të huave kreditore për bujqësi nga institucionet financiare

Informata për mundësi të huave kreditore për bujqësi nga institucionet financiare

Informata për mundësi të huave kreditore për bujqësi nga institucionet financiare

Institucionet Financiare

Ofertat

Detajet dhe dokumentet e nevojshëm për aplikim

Kontaktet

RAIFFEISEN BANK

RAIFFEISEN BANK ofron kredi bujqësore fermerëve individualë si dhe kompanive të përfshira në aktivitete bujqësore dhe blegtorale.

– Dokumentet valide të RKS (letërnjoftim, pasaportë).

– Kredia mund të lejohet edhe pa garantues.

– Deri në 30,000 Euro nuk ka nevojë hipotekë.

– Kredia aprovohet brenda 48 orëve.

– Në përgjithësi ky produkt ofrohet si kredi afatshkurtër ose afatgjatë ne varësi të qëllimit dhe me rëndësi është që periudha e kthimit të kredis konsiderohet gjithmonë ne varësi të periudhës të të ardhurave nga aktivitetet bujqësore apo të blegtorisë.

 

 

 

Web:

http://www.raiffeisen-kosovo.com/

 

Email:

info@raiffeisen-kosovo.com

 

Tel:

+381 (0)38 222 222

BANKA PER BIZNES

BANKA PER BIZNES ofron kredi për bujqësi vetëm për bizneset ekzistuese.

-Bizneset fillestare pranohen vetëm në rast të marrëveshjes me ndonjë institucion p.sh. qendrën bujqësore.

– Banka ju mundëson klientëve që të investojnë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese bujqësore dhe blegtorale.

– Shuma minimale e kredis është: 1000 Euro

– Afati i kthimit të kredisë: deri në 60 muaj

– Kusht biznes aktivë: min 3 muaj

– Afati i lejimit: 3 ditë

 

Web:

http://bpbbank.com

 

Email:

info@bpbbank.com

 

Tel:

+381 (0) 38 244 666

+381 (0) 38 243 657

PRO CREDIT BANK

PRO CREDIT BANKA ofron kredi bujqësore për të gjithë klientët në Kosovë dhe jashtë saj.

– Kreditë për investime bujqësore janë kredi afatmesme, të cilat shërbejnë për investime kapitale në bujqësi, kryesisht për blerjen e mjeteve fikse, tokës, ndërtimin e fermave, serrave etj.

 

– Dokument i nevojshëm për aplikim është ndonjë dokument i RKS.

– Shuma minimale e kredisë është 3,000 Euro,

– Kohëzgjatja e kredisë është deri në 84 muaj,

– Kredia lejohet brenda 48orësh dhe pagesat realizohen në bazë të shitjes së produkteve.

– Periudha e kthimit deri në 18 muaj, gjithashtu edhe pagesat e pa rregullta.

 

 

Web:

http://www.procreditbank-kos.com

 

Email:

info@procreditbank-kos.com

Tel:

+381 (0) 38 555 555

+386 (0) 49 555 555

BANKA EKONOMIKE

Me rastin e mbajtjes të Panairit të Produkteve Bujqësore 2013, për të gjithë klientët e sektorit të Bujqësisë Banka Ekonomike ka ofruar Kredi Bujqësore me 0% shpenzime administrative gjatë tërë muajit Tetor.

Banka Ekonomike ofron kredi bujqësore fermerëve individualë dhe kompanive të përfshira në aktivitete bujqësore.

– Produkti është i paraparë për financimin e kapitalit punues si: inputet bujqësore, plehrat artificiale, ushqim për bagëti etj.

– Financimin e investimeve si: blerjen e pajisjeve, zgjerimin e fermave, blerjen e bagëtive etj.

 

Kusht për marrjen e kredisë bujqësore është që klienti të ketë së paku  1vit përvojë pune në Bujqësi.

Kushtet e kredisë
• Minimumi i shumës është 250€
• Maksimumi i shumës është 100,000€
• Afati i kthimit të kredisë deri në 4 vjet
• Kthimi i kredisë në bazë të shitjes së  produkteve tuaja
• Grejs periudha lejohet
Dokumentet e nevojshme
• Letërnjoftimi
• Dëshmia mbi të ardhurat shtesë në familje
• Ndalesa administrative
Garancionet 
• Bashkëhuamarrës
• Pasuria e tundshme (pajisjet bujqësore, mallrat)
• Garantues sipas nevojës

 

 

 

 

Web:

 

www.bankaekonomike.com

 

Email:

 

info@bekonomike.com

 

Tel:

+386 (0) 49 733 395

 

FINCA

FINCA ofron kredi bujqësore, produkt ky i cili ofrohet për të gjithë ata që dëshirojnë të rrisin prodhimtarinë e tyre bujqësore. Bujqit individë e sigurojnë kredinë me kolateral, ata në grup e garantojnë për njëri tjetrin. – Afati i kredisë deri në 36 muaj,

-Shuma e kredisë nga 250 deri 25,000 Euro

– Grejsperiudhë deri në 6 muaj

 

Karakteristikat e Kreidsë:

– Nuk kërkohet llogari bankare në shumën deri në 5,000 Euro

– Paguani me këste javore, dyjavore apo mujore

 

Web:

www.finca-ks.org

 

 

Tel:

+381 (0) 390 321 704

+377 (0) 44 216 859

AFK

AFK ofron kredi për bujqësi me anën e të cilave ju mund të rrisni agro ekonominë, të shtoi bagëtinë, të rregulloni fermën, të blen pajisje bujqësore, të rritni produktivitetin dhe të përgatiteni për sezonin bujqësorë dhe të gjitha këto me kushte të volitshme të kthimit të kredisë. Në dispozicion për fermerët, dhe bizneset bujqësore (mbjellje, prodhim i qumështit, majmërisë shtazore, etj).

Qëllimi i kredisë:

Blerja e mjeteve fikse, kapitalit për punë,rregullimi i stallave, blerja e bagëtisë, farërave, makineri bujqësore etj.

Ekonomi familjare dhe persona fizikë – maksimumi 5,000€
NVM të regjistruara (persona juridik) – maksimumi 25,000€

Afati i kthimit

Deri 1,000€ – max. 24 muaj
1,001-3,000€ – max. 36 muaj
3,001-5,000€ – max. 48 muaj
>5,000€ – max. 60 muaj

Periudha e pritjes

Deri në 6 muaj (klienti duhet të paguaj vetëm interesin).

 

Web:

http://www.afkonline.org/

 

Tel:

+381 (0) 39 424 242

+381 (0) 390 326 463

KEP

KEP ofron kredi për bujqësi për arsye që ju të zgjeroni fermën tuaj, të rritni fondin me bagëti, të rritni rendimentet e tokës, të blen pajisje bujqësore të teknologjisë së re, të huazoni para të gatshme për përgatitje sezonale  -Shuma – prej 2,000 – 25,000 EUR

-Afati maksimal i kredisë deri në 48 muaj

-Plan fleksibil të pagesës

-Një deri në dy garantues

-Kolaterali

-Dokumentin e identifikimit

-Për shumat mbi 15,000 EUR është e nevojshme hipoteka

-Grace periudha lejohet deri në 6 muaj

 

Web:

www.keponline.net

 

Email:

apasha@keponline.net

 

Tel:

+381 (0) 390 324 888

+377 (0) 44 605 397