Home / Fokusi Ynë

Fokusi Ynë

 

Fokusi i SHE-ERA ‘s është:Rritja e mundësive publike dhe dukshmëria e buxhetit të konsoliduar të Kosovës përmes transparencës.

Zgjërimi i pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
Zhvillimi i  bashkëpunimit më të madhë midis punëdhënësve,Shtetit, si dhe OJQ-ve në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me fuqizimin e femrës.
Të mirren masat që të mundësohet përputhshmëria më e mirë në punë dhe përgjegjësitë familjare.
Përshkrimi i  rolit dhe detyrave të Shtetit ,Sindikatave dhe punëdhënësve.
Zhvillimin e politikave dhe programeve që ofrojnë kyçje në trajnime dhe njohuri afatgjate me fokusim tek gratë në pajtim me periudha te ndryshme të jetës së tyre dhe familjes.
Inkurajimin e Qeverisë, sindikatave dhe ndërmarrësit që të punojnë në vepra konkrete  për tërheqjen  e pengesave dhe barrierave, si drejtimi i kodeve të reja, aktet afirmative dhe  ri-shikimi i punëve të “Grave & Burrave”.
Maksimizimi i mundësive për grate që të sigurojnë dhe të mbajnë punën.
Zhvillimi i një sërë politikash dhe programeve që ofrojnë qasje në trajnime dhe të mësuarit  për grate gjatë fazave të ndryshme të jetës së tyre.
Zgjërimin e mundësive të punësimit për gra  sipas transformimit të strukturave ekonomike, veçanerisht pagesat e punëve në sektorin shërbyes, vetëpunësim dhe ndërmarrësi.
Nxitja e vetëpunësimit  dhe programet për shkathtësi ndërmarrëse të fokusuara për gratë, përmes trajnimeve, skemave kreditore, ndjeshmëri gjinore midis bankave dhe organizatave që mbështetin krijimin e NVM.
Sigurim i transparencës në proceset e takimeve të niveleve të larta qeveritare dhe trupave të tjerë, dhe zgjerimin e grave potenciale përmes  hulumtimeve aktive në rrjetet ekzistuese të grave profesionale vendim-marrëse në fusha të përshtatshme,
Sigurim të vazhdueshëm të këtij inkuadrimi  përmes krijimit të sistemit i cili do të lejoj dialog të rregullt midis aktorëve qeveritarë dhe  jo qeveritarë, duke përfshire komunikim të hapur dhe transparent.
Të sigurojë disponueshmërinë dhe shpërndjarjen e gjërë të të dhënave mbi ndarjen e gjinive dhe barazisë gjinore,të dhëna që mund të shrytëzohen për  të mbështetur dhe për të mobilizuar  të gjithë shoqërinë civile siq janë:OJQ-të ,Sindikatat,punëdhënësit,shoqatat si dhe mediat në mënyrë që të fitojnë nga njohuritë  dhe eksperiencat e tyre si dhe ta kenë mbështetjen nga ana e tyre për promovimin e barazisë gjinore dhe të përfitojnë nga ndikimi i tyre në vendimmarrje.
Sigurimi i vijueshmërisë  së këtij angazhimi  nëpërmjet krijimit të kornizave logjike  të cilat lejojnë dialog në mes qeveritarëve dhe jo-qeveritarëve duke përfshirë kanale të hapura  të diskutimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.