Home / Rreth nesh

Rreth nesh

  M.KusariMirlinda Kusari Purrini Themeluese dhe Drejtor Ekzekutiv  Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA, është një organizatë jo-fitimprurëse për zhvillim ekonomik, e themeluar pas luftes në Ballkan në Shtator të vitit 1999, me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave. Fushat e punës së SHE-ERA ishin të ndryshme dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të mjedisit post-konfliktit. Përgjatë kohës SHE-ERA ka zhvilluar identitetin e saj dhe është e njohur si një nga aktorët më të rëndësishëm dhe me ndikim në fushat që synojnë forcimin e pozitës së gruas, fuqizimin e grave sipërmarrëse, është e përfshirë në hulumtime dhe analiza të pozitës së gruas dhe mbështet institucionet vendore qeveritare të hartojnë dhe zbatojnë politikat dhe kornizat ligjore që përkrahin barazinë gjinore dhe promovimin e pozitës së gruas kosovare në të gjitha fushat, si ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore në sferat e veçanta të jetës. Shoqata ka një reputacion të mirë për cilësin dhe shërbimet e saja. SHE-ERA përmes shërbimeve të saja ofron këshillime, planifikim të biznesit, përgatitjen e dokumentave për të aplikuar në tender të ndryshëm, ofron strategji marketingu dhe hulumtim të tregut, shërbime të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe shërbime të menaxhimit operacional për bizneset e grave sipërmarrëse vendore. SHE-ERA operon duke ofruar shërbim të menaxhimit të ofertës për kompanitë ndërkombëtare që dëshirojnë të veprojnë në Kosovë. SHE-ERA kryen, ose e lehtëson misionin studimor dhe ndihmon në zhvillimin e metodologjive dhe propozimeve. SHE-ERA deri më tani ka krijuar një partneritet me organizata të ndryshme në fushën e zhvillimit të biznesit të grave në Evropën Qendrore, Lindore dhe në Evropën Perëndimore, si dhe në SHBA, Kanada dhe Azi. Si rezultat, SHE ERA është e vendosur për të ndihmuar në zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare për bizneset lokale dhe zhvillimin e investimeve të brendshme. SHE-ERA, prezanton produktet e reja ndërkombëtarisht, ofron kërkimin e investitorëve të përbashkët, ofron partneritet për sipërmarrjet në kërkim. Qe prej themelimit deri më sot SHE-ERA, ka realizuar afër 60 projekte në nivel lokal dhe regjional duke ofruar trajnime biznesi, këshillime, hulumtime dhe analiza, dhe mentorim. Përfitues të kurseve të biznesit deri më tani janë mbi 5000 gra, ku gjithsejtë përfitues nga te gjitha shërbimet e SHE-ERA’s janë në total 10,000 gra dhe burra në gjithë rajonin e Kosovës. Ka publikuar pesë analiza lidhur me Gratë Sipërmarrëse në Kosovë, Buxhetin Gjinorë në nivel lokal dhe qendror, Pozita e gruas gjatë Procesit të Privatizimit dhe raportin e Konferencës së parë Ndërkombëtare për gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.