Home / Bordi

Bordi

102__320x240_xheraldina-vula
Xheraldina Vula
Kryetare e Bordit

Znj. Vula ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ajo është Zëvendës Drejtoreshë dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve në Kompaninë 21. Është gazetare e njohur dhe modetarore e talk-show programeve televizive. Të gjitha programet qe i ka krijuar dhe prodhuar, gjithnjë kanë tërhequr më shumë se 60 përqind të shikuesve në Kosovë. Është poete e publikuar (“Megjithat? sillet” 1988; “Me bisht syri” 1995, “A Street Cat” 1999 dhe “Ritual me Pantallona” 2001) dhe e përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frenge, etj. Është aktiviste e njohur e cila i ka përkrahur gratë tjera në arritjen e qëllimeve të tyre për gratë në përgjithësi. Është bashkë-themeluese e OJQ-së së grave “Gratë artiste dhe veteranët e arsimit” (1993), bashkë-themeluese e Media Projektit (qendër trajnimi për gra të reja në gazetari dhe menaxhment të konflikteve), e ka ndihmuar themelimin e revistës për gra “Sfinga” (1997), është bashkë-themeluese e revistës mujore për gra “Eritrea” (1997), bashkë-themeluese e Radios së Parë Shqiptare në Internet Radio 21 dhe TV21 produkcionit (1998), bashkë-themeluese e Kompanisë 21 (1999); këshilltare dhe anëtare e bordit e STAR Network of World Learning (1999-2002), anëtare e Women Waging Peace (nga viti 1999), anëatre e bordit e NEWW (2001 – 2003), anëtare e Lobit të Grave Kosovare (nga viti 2004), anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (1999-2007), anëtare e bordit të drejtorëve të Center for Women Studies (2007-present), Kryetare e bordit të drejtorëve në OJQ-në e grave SHE-ERA (nga viti 2004), Kryetare e bordit të drejtorëve të KCSF-së (nga viti 2007).

101__320x240_prof-dr-justina-shiroka-pula

Prof. Dr. Justina Shiroka Pula
Anëtare e Bordit

Znj. Pula aktualisht është Ministre e Energjisë dhe Minierave, post të cilin e ka që nga 2007. Ka dhënë mësim në disa universitete në Kosovë, si dhe në Maqedoni, duke përfshirë Universitetin e Prishtinës, Universitetin Mbetëror Iliria, Universiteti Kolegji Fama, dhe në Universitetin e Evropës Juglindore. Znj. Pula gjithashu ka pasur pozita menaxhuese në Universitetin e Prishtinës. Znj. Pula ka punuar shumë për të siguruar një pozitë më të mirë për gratë në Kosovë. Ajo është anëatre e International Alliance for Women dhe e grupit punues të Iniciativës Kombëtare të Kosovës për Barazi Gjinore. Ka shërbyer ne bord të Universitetit të Prishtinës, të Shoqatës Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatës të Grave Sipërmarrëse. Znj. Pula ka doktoruar në Universitetin e Pishtinës, Fakulteti i Ekonomisë, ku ka marrë edhe diplomën e docentit. Ajo ka magjistuar në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Ekonomisë.

99__320x240_lulzim-çela

Lulzim Çela
Anëtar i Bordit

Z. Çela ka lindur më 1962 në Prishtinë, Kosovë. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka përfunduar studimet e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës,ëËshtë specializuar në Mjekësi Interne dhe Mjekësi Publike, dhe ka diplomë në Menaxhment të Shëndetësisë.
Ka 26 vjet përvoje pune, nga të cilat më se 12 si mjek në mjekësi primare dhe klinike. Më 1997 i’u është bashkangjitur MSF-së dhe ka punuar në vende të konfliktit. Në fund të 1998, i’u është bashkangjitur zyrës së UNICEF-it në Kosovë si Zyrtar i Shëndetësisë dhe të Ushqyerit. E ka udhëhequr programin e Shëndetësisë dhe të Ushqyerit për shumë vite. Gjatë karierës së tij në UNICEF ka qenë i deleguar në Ministrinë e Shëndetit. Me t’u kthyer, i është dhënë detyra t’a themelojë sektorinë e Politikës Sociale në UNICEF.
Më 2009 ka qenë Drejtor Menaxhues në një spital privat. Gjatë kësaj kohe ka qenë gjithashtu i angazhuar si këshilltar profesional me disa OJQ dhe agjencione të OKB-së.
Që nga prilli 2010 është i emëruar si Këshilltar Profesional i Ministrit të Shëndetësisë.
Z. Çela tregon aftësi të larta dhe të gjëra në politika shëndetësore dhe sociale. Ai ka shkruar disa publikime që kanë të bëjnë me shëndetin, të ushqyerit, analiza të varfërisë dhe politika dhe menaxhment të shëndetësisë. Ai ka një personalitet të ngrohtë dhe të këndshëm, të karakterizuar me aftësi të forta të lidershipit, komunikimit dhe koordinimit.

98__320x240_luljeta-vuniqi

Luljeta Vuniqi
Anëtare e Bordit

Luljeta Vuniqi është themeluese dhe Drejtoreshe Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studimet Gjinore (QKSGJ). Për një kohë të gjatë ka punuar si Menaxhere e Programeve të Gruas, Minoriteteve, të Rinjeve dhe të Drejtave të Njeriut në Fondacionin e Kosoves për Shoqeri të Hapur (KFOS) Rrjeti i Fondacioneve Soros. Ajo është sociologe dhe autore e disa raporteve hulumtuese, ndërsa të gjitha projektet hulumtuese të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore janë inicuar dhe realizuar nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e saj. Me aktivizimin dhe mbështetjen e saj, Luljeta luan rol të rëndesishëm në levizjen e grave në Kosove. Luljeta është gjithashtu njëra prej themelueseve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe Rrjetit të Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosoves. Ajo është anëtare e bordit të disa organizatave vendore dhe nderkombëtare si dhe anëtare e Lobit Rajonal të Grave. Ajo ka marrë pjesë në shumë programe, konferenca, trajnime në nivel vendor, rajonal dhe global si dhe ka botuar një sërë artikujsh mbi cështjet gjinore. Ajo aktualisht është ligjëruese e lëndes së Studimeve Gjinore në Universitetin AAB Riinvest në Prishtinë.

96__320x240_burbuqe-berisha

Burbuqe Berisha
Anëtare e Bordit

Znj.Burbuqe Berisha ,Regjisore e Filmi/Teatrit dhe TV. E lindur më : 28 .05. në Shkup Maqedoni .Ka përfunduar Fakultetin e Arteve dega Regji Filmit në Universitetin e Prishtinës Kosovë. Ka përfunduar magjistraturën në po këtë fakultet për regji filmi dhe produksion.
Ka krijuar një numër te konsiderueshëm te filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentar, televiziv dhe shfaqje teatrore Është fituese e disa shpërblimeve në festivalet e filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar .
Ka punuar për një vit e gjysmë si menaxhere në kinema ABC, për katër vite punoi si producent ne KosovaFilm, poashtu ka qenë anëtare e jurive profesionale në shumë festivale filmi me karakter ndërkombëtar.Aktualisht është drejtoreshë në Teatrin Kombëtarë të Kosovës dhe Anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së.

104__320x240_naxhijealibegu

Naxhije Alibegu Buçinca
Anëtare Nderi

Znj. Buçinca është përkrahëse e dedikuar e të drejtave të njeriut. Ajo ka dhënë mësim në shkolla të ndryshme në Mal të Zi dhe Kosovë, dhe ka qenë një përkrahëse e madhe e të drejtave të grave, dhe sidomos e arsimimit të tyre. Nëpërmjet punës së saj në OJQ të ndryshme, si dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës , ajo ka siguruar që shumë vajza të reja të vazhdojnë edukimin e tyre dhe ka punuar në çrrënjosjen e analfabetizmit tek gratë. Gjatë konfliktit në Kosovë, ajo gjithashtu ka ndihmuar shumë familje nevojtare, sidomos ato ku gratë ishin kryefamiljare. Së bashku me bashkëshortin e saj, Znj. Buçinca ka themeluar Takimet e poetëve Shqiptarë, një ndodhi që ka kaluar ne te përvjetshme që nga viti 1979. Kontributi i saj për përmirësimin e pozitës së gruas, dhe sidomos për rritjen e nivelit të arsimimit tek gratë, është njohur gjërësisht. Ajo ka marrë mirënjohje nga departamentet e arsimit nga disa komuna të Kosovës, si dhe mirënjohje nga Kryeministri i Kosovës. Znj. Buçinca ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Universitetin e Prishtinës.

97__320x240_glynis-long

Glynis Long
Kshilltare e lartë për qështje ekonomike dhe gjinore.

Si stratege për eksport e cila punon me Bankën Botërore, Korporatën Financiare Ndërkombëtare dhe Administrimin e Bizneseve të vogla (SBA) të SHBA-ve, Znj. Long ndihmon eksportin e NVM-ve të SHBA-ve. Më parë, Znj. Long ka udhëhequr Sektorin e Azisë për Tregtinë Ndërkombëtare në SBA dhe ka zhvilluar Online veb-faqen e Gruas në Biznes në gjuhë të ndryshme. Ajo ishte më parë me Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim. Në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), Long është Anëtare e Thesarit dhe Bordit të OJQ-së “Young Americas Business Trust.” Ajo është folëse ndërkombëtare e NVM-ve për zhvillim ekonomik, gra, internet, e-tregëti dhe çështje të reja të biznesit në SHBA dhe jashtë vendit. Znj. Long është anëtare e DC Rotary Club dhe National Leadership America , i cili mbështet çështjet e grave. Si themeluese, Znj. Long është duke zhvilluar një rrjet global të qendrave ndërkombëtare të kancerit të gjirit për gratë të cilat nuk kanë qasje në shërbime mjeksore. Ajo ka MBA në Financa nga Universiteti George Washington.

105__320x240_jocelin

 Jocelyne Talbot
 Këshilltare e lartë për çështje gjinore

Znj. Talbot është  këshilltare e lartë gjinore dhe shkencëtare sociale e cila punon në UNDP në Kosovë si pjesë e iniciatives së programit global të UNDP-së për barazi gjinore dhe fuqizim të gruas në Byronë për Parandalim të Krizave dhe Rehabilitim. Më parë Znj. Talbot ka punuar si këshilltare politike në Lindjen e Mesme. Përvoja e saj e gjerë në sektorë të ndryshëm të zhvillimit si çështja gjinore dhe të drejtat ekonomike dhe të  njeriut, si dhe integrimi i çështjeve gjinore dhe fuqizimi i gruas, e udhëhoqën në institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 2007 ajo është shpërblyer nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës: Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për kontributin e saj për avancimin e të drejtave të grave dhe fuqizimin e gruas në Shtetet Arabe. Ajo ligjëroi dhe rrjetëzoi në çështjet globale dhe ka marrë pjesë në zhvillimin e disa mjeteve të njohurive në integrimin gjinor në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.