Home / Kategorizimi / Ambasadorja e Francës në Prishtinë dhe Kryetarja e GGD, vizitojë SHE-ERA’n

Ambasadorja e Francës në Prishtinë dhe Kryetarja e GGD, vizitojë SHE-ERA’n

PGr3

Shkurt, 2014

Znj. Teuta Sahatqija – Kryetare e Grupit të Grave Deputete  dhe Ambasadorja Znj. Maryse Daviet – Ambasada Franceze në Kosovë, vizitoi Shoqatën Afariste të Gruas “SHE-ERA”. Me këtë rast Drejtoresha Ekzekutive e SHE-ERA’s znj. Mirlinda Kusari Purrini njoftoi për sukseset që kanë arritur gratë sipërmarrëse dhe njoftoi për aktivitetet të cilat janë në vazhdim të mbështetjes së grave sipërmarrëse në agrikulturë në katër regjionet Gajkovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. Ambasadorja Daviet, shprehu interesimin e saj për të mbështetur gratë sipërmarrëse dhe në veҫanti gratë në agrikulturë. Informojë znj. Kusari-Purrini, për Panairin Francez të produktve ushqimore dhe agrikulturës i cili do të mbahet në Tiranë, me 25-26 Prill 2014, dhe ftoi që të marrin pjesë dhe ti prezentojnë produktet e grave sipërmarrëse në agrikulturë. Ambasadorja Daviet, tha se qëllimi i këtij Panairi është t’i japë mundësinë kompanive Franceze të njohin dhe eksplorojnë tregun e shteteve të rajonit-Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, dhe është një mundësi jo vetëm për kompanitë franceze të të gjithë sektorëve të industrisë dhe agro-ushqimore (mish, produkte qumeshti, produkte deti, drithera, verera, pije alkolike, etj), por gjithashtu edhe për kompanitë furnizuese të sektorëve të agrikulturës dhe agro-ushqimore (pajisje bujqësore, fara, inputet, pajisje paketim, etj). Znj. Kusari-Purrini, falenderoj Znj.Sahatqija, për mbështetje të vazhdueshme të grave sipërmarrëse në Kosovë, si dhe takimin e mundësuar me Ambasadoren Daviet.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …