Home / Kategorizimi / Safete Shehu Sipërmarrëse në Agrokulturë

Safete Shehu Sipërmarrëse në Agrokulturë

Capture8Një ndër  përfitueset e SHE-ERA’s, është edhe Safete Shehu e cila një muaj ndjeki kursin e “Si të fillojmë një biznes të suksesshëm”, në grupin e grave nga Komuna e Junikut, gjatë muajt Shtator 2013. Gjatë vizitës nga stafi i shoqatës SHE-ERA,  Safetja konfirmon se tani ndjehet shumë më e përgatitur për të tejkaluar sfidat të cilat i sjellë biznesi në fushën e pemëtarisë dhe pylltarisë dhe se është e gatshme në të ardhmen e afërt  të udhëheqë personalisht biznesin familjarë të cilin e posedon. Safetja ka traditë shumëvjeçare në mbledhjen dhe përpunimin e frutave të malit-përkatësisht: gështenjave, shtogut, thanës dhe boronicës. Aktivitetin e saj  bujqësorë e  zhvillon së bashku me  anëtarët e familjes së saj.Përveç  mbledhjes dhe grumbullimit të gështenjave  Safetja  një sasi të tyre e plason në tregun lokal dhe një pjesë tjetër e  përpunon (reҫel) dhe e gjithashtu e plason në tregë. Përveҫ kësaj, Safetja mbledhë  frutin e thanës 300 kg, dhe boronicës poashtu 300 kg, gjatë sezonës. Frutat e mbledhura dhe produktet e përpunuara i plason në tregun lokal me pakicë dhe në panaire të cilat organizohen si nga MBPZHR ashtu edhe nga organizata të tjera joqeveritare. Safetja konfirmon se ky biznes i sjellë të ardhura të mjaftueshme për familje, mirëpo qëllimi i saj është që të rritë kapacitetin në të ardhmen, pasi që kërkesat e konsumatorit ҫdo ditë shtohen.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …