Home / Kategorizimi / Konferenca: Roli i Gruas në Sektorin e Pylltarisë në Kosovë

Konferenca: Roli i Gruas në Sektorin e Pylltarisë në Kosovë

Capture5

Në muajin Tetor 2013, në Prishtinë FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrokulturës), në bashkëpunim me zyrën e Bukureshtit dhe MBPZHR, mbajti konferencën mbi rolin e gruas në sektorin e pylltarisë në Kosovë. Qëllimi i konferencës ishte promovimi i rolit të gruas, të kuptuarit e gjendjes reale të grave në sektorin e pylltaris po ashtu identifikimi i pengesave dhe mundësive me të cilat përballet gruaja për të përfituar në mënyrë të barabartë nga ky sektor me burrat. Znj.Kusari-Purrini, prezentojë tre raste studimi të suksesshme të grave sipërmarrëse në sektorin e pylltaris dhe agrokulturës, (përfituese të programit të SHE-ERA’s), dhe informojë të pranishmit me situatën e grave sipërmarrëse në Kosovë, sfidat, problemet dhe nevojat e tyre.  Ҫështjet e ngritura në interes të rolit të gruas në sektorin e pylltarisë ndër të tjera ishin: mungesa e subvencioneve për gra, mungesa e mekanizmave për zbatimin e ligjit, mungesa e komunikimit, e drejta mbi tokën, marketingu i dobët, konkurrenca jo fer, rritja e kostos së prodhimit, etj.  Hartimi i rekomandimeve dhe planit të veprimit drejt arritjes së  barazisë gjinore në sektorin e pylltaris në Kosovë, ishte një ndër qëllimet kyçe të kësaj konference. Rekomandimet e dala  ju drejtuan të gjithë akterëve: sektorit publik dhe privatë, shoqërisë civile, dhe partnerëve zhvillimor, dhe me qëllim të përfshirjes së grave në hartimin e planeve të menaxhimit si dhe të projekteve të zhvillimit rural, monitorimi dhe vlerësimin e ndryshimeve, etj.

Capture6

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …