Home / Kategorizimi / Iniciativa sipërmarrëse – Ganimete Jasiqi përfituese e SHE-ERA’s

Iniciativa sipërmarrëse – Ganimete Jasiqi përfituese e SHE-ERA’s

Capture4Gratë sipërmarrëse vazhdojnë të tregojnë suksese në fushën e agrokulturës ҫdo ditë duke sjellë rezultate në sektorin privat pas përfundimit me suksesë të përcjelljes së kursit të me temë: “Si ta fillojmë një biznes të suksesshëm”. Ganimete Jasiqi nga Komuna e Junikut (Rajoni i Gjakovës), tregojë këtë iniciativë sipërmarrëse duke treguar rezultate të menjëhershme në fushën e agrokulturës.

Ganimetja tregon se kursi i biznesit ja zgjojë dëshirën edhe më të madhe për tu përballë me sfidat dhe rreziqet që paraqet ҫdo iniciativë e të bërit biznes. Ganimetja fillojë të merret me kultivimin e dredhëzave, ku disponon me 4 ari tokë në të cilën ҫdo vitë kultivon dredhëza. Ganimetja ka për qëllim që këtë veprimtari ta zgjerojë edhe më shumë. Ajo gjatë vitit arrin të kultivojë 700 – 800 kg dredhëza, të cilat menjëherë i plason në tregun lokal të cilin e ka sigururar duke lidhur marrëveshje tregtare me dyqane në komunën e Gjakovës dhe Pejës.

Që nga viti 2010, Ganimetja merret edhe me përgatitjen e ushqimeve tradicionale, të cilat i ekspozon në panaire kombëtare, si dhe duke përgatitur tryeza me ushqime tradicionale për vizitorët (turistët) ndërkombëtarë në Komunën e Junikut, këtë punë e bënë me pasion pasi që ishte mënyra e vetme e ekzistencës së kësaj familje deri më tani.

Ndër të tjera Ganimetja u shpreh: “Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë për vete dhe të tjerët, atëherë je një sipërmarrëse e vërtetë”. Ganimetja nuk hezitonë të ndajë përvojën e saj në fushën e agrokulturës me gratë tjera të interesuara.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …