Home / Kategorizimi / Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012-2015

Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012-2015

SHE-ERA, në kuadër të programit të saj, me fillim në Janar 2012, në vazhdimësi është duke rritur kapacitetet menaxhuese të grave sipërmarrëse në zonat rurale në katër regjione të Republikës së Kosovës (Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë), të cilat konsiderohen regjione me potencial të zhvillimit të agrokulturës. Ky program është duke u mbështetur  nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Objektivat e programit kanë për qëllim të kontribuojnë në  arritjen e objektivave të Strategjive Kombëtare për Zhvillim Rural ( PZHRB) dhe Programin Kombëtarë për Barazi Gjinore.

Capture1

– Në Rajonin e Gjakovës kanë përfunduar me sukses kursin e biznesit 10 grupe të grave, duke përfshirë këto zona rurale: Cërmjan, Malishevë, Rracaj, Molliq, Novosellë, Ujzë, Bec, Dobrigje, Junik. Gjithsej janë trajnuar 250  gra dhe vajza ndërsa biznes plane të përgatitura deri më tani janë 219.

Capture2

Të arriturat gjatë vitit 2013, Në Rajonin e Gjilanit kanë përfunduar me sukses 10 grupe të grave siprmarrëse në agrokulturë të cilat janë mbajtur në këto vende: Dobërqan, Përlepnicë, Kamenicë, Roganë, Gjilan, Viti, Zhegër dhe Kllokot nga këto grupe janë trajnuar gjithsej 234 gra dhe vajza ndërsa biznes plane të përgatitura në këtë Rajon janë gjithsej 277.

Capture3

Në Rajonin e Mitrovicës kanë përfunduar me sukses 5 grupe të grave sipërmarrëse në agrokulturë, duke përfshirë këto zona: Vushtrri (Stanovc i poshtëm, Studime, Dumnic), Skenderaj (Runik, Pemishte, Klloderinicë, Samadrexhë, Tërnacë, Klinë e poshtme, Gllodernicë, Çitak) , në Syriganë komuna e Skenderajt, Mitrovicë duke përfshirë gra dhe vajza nga zonat rurale: (Stari Terg, Shipol, Cernushë, Kutllovc, Vidishiq). Gjithsejtë janë trajnuar 120 gra dhe vajza, dhe janë përgatitur  49 biznes plane të cilat kërkojnë bashkëfinancim për zhvillim dhe rritje të biznesit të tyre. Programi për mbështetje të grave sipërmarrëse në agrokulturë, është duke vazhduar në formimin e grupeve të tjera në regjionin e Mitrovicës ku do të fillohet edhe me pjesën veriore të Mitrovicës gjatë vitit 2014.

Gratë sipërmarrëse përfituese në agrokulturë, në vazhdimësi informohen dhe ndihmohen nga stafi i SHE-ERA’s në pregatitjen dhe aplikimin e skemave të granteve të ndryshme të cilat ofrohen nga partnerë tjerë zhvillimore dhe nga institucionet qeveritare të vendit.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …