Home / Kategorizimi / Fillimin e trajnimeve në kuadër të Projektit “Gratë në Agrokulturë”

Fillimin e trajnimeve në kuadër të Projektit “Gratë në Agrokulturë”

 Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA njofton:

Fillimin e trajnimeve në kuadër të Projektit “Gratë në Agrokulturë”
Projekti “Gratë në Agrokulturë“është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.
Grupi i parë “Filloni Biznesin Tuaj” prej 20 pjesëmarrësve do të fillojë nga data 01.06.2012 deri me datë 30.06.2012.
Përfituese të këtyre trajnimeve do të jenë gratë e rajonit të Gjakovës dhe Gjilanit.
Gratë e këtyre zonave rurale të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e trajnimeve (falas) për ngritjen a kapaciteteve të tyre menaxhuese do të përzgjidhen në bazë të kritereve të kërkuara nga SHE-ERA.
Kriteret përzgjedhese përfshijnë aftësit  themelore si: shkrim dhe lexim, llogaritje dhe ide konkrete të biznesit ne fushën a bujqësisë respektivisht agrokulturës.
Trajnimet do të përfshijnë këto nivele:
Grupi A/B – “Bazat e Biznesit” dhe “Si të Filloni Një Biznes të Suksesshëm”: Gratë që nuk kanë ndjekur më parë ndonjë trajnim për ngritjen e shkathtësive afariste apo zhvillimin e plan bizneseve sipas nevojave të tregut, ato me shkathtësi të ulëta teknike dhe qasje të vogël në financa.
Grupi C/D – Gratë me trajnime të mëparshme për shkathtësi biznesore dhe zhvillim të plan bizneseve të cilat kanë tentuar të realizojnë plan bizneset e tyre dhe gratë të cilat nuk kanë arritur sukses për arsye të ndryshme.
Trajnimi “Filloni Biznesin Tuaj” do të mbahet në grup, ku cdo javë do të mbahen nga 20 orë dhe do te zgjasë katër javë.
Gjatë trajnimit gratë përfituese do të kenë rast të mësojnë, zhvillojnë dhe kompletojnë iden e tyre biznesore individuale apo grupore.
Në fund të çdo trajnimi pjesëmarrëset do të pajisen me certifikata bazuar në rezultatet e treguara.
Print Friendly

About admin

Check Also

takimin informues me përfitueset e programit 1

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit “Shërbimet e Kujdesit dhe Mirëqenies të Komunitetit”. …

Leave a Reply

Your email address will not be published.