Home / Kategorizimi / SHE-ERA fillon kursin e biznesit në Gjakovë dhe Gjilan

SHE-ERA fillon kursin e biznesit në Gjakovë dhe Gjilan

 

ssFaza e parë e përfitueseve që marrin pjesë në projektin e SHE-ERA-s “Mbështetje për Gratë Sipërmarrëse në Agrokultur” janë aktualisht duke ndjekur kursin “Si të fillohet një biznes i suksesshëm”. Pas katër javëve të trajnimit intensiv, 24 gra sipërmarrëse nga Gjakova dhe 25 gra sipërmarrëse nga Gjilani do të certifikohen nga SHE ERA në fund të muajit. Kursi po mbahet në Cërmjan dhe Doberqan.

Pjesëmarrëset janë të shumë të interesuara për të rritur aftësitë e tyre të menaxhimit dhe të mësojnë bazat e biznesit të suksesshëm, duke zhvilluar idenë e tyre të biznesit. Të drejtë për të ndjekur kursin kanë gratë dhe vajzat që kanë aftësi themelore në lexim, shkrim, njohjen e llogaritjes dhe një ide konkrete të biznesit në fushën e agrokulturës.

 

Gratë dhe vajzat e zonave rurale janë të inkurajuara për të aplikuar dhe të marrin pjesë në e trajnimet e ardhshme të biznesit të ofruara nga SHE ERA, duke kontaktuar  shoqaten përmes emailit ose telefonit.

 

 

 

Print Friendly

About admin

Check Also

takimin informues me përfitueset e programit 1

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit “Shërbimet e Kujdesit dhe Mirëqenies të Komunitetit”. …

Leave a Reply

Your email address will not be published.