Home / Kategorizimi / Punëtoria e Planit Strategjik të SHE-ERA- së.

Punëtoria e Planit Strategjik të SHE-ERA- së.

zz[1]
Punëtoria e Planifikimit Strategjik, për zhvillimin e planit strategjik të organizatës u mbajt në Gjakovë më 2-4 mars 2012. Ai u ndoq nga stafi i SHE-ERA-së, anëtarët e bordit, ekspertë të jashtëm, si dhe përfaqësues të OJQ-ve kombëtare që punojnë me bujqësi.

Punëtoria e Planifikimit Strategjik të SHE-ERA-së, është komponent i projektit të “Grave në  Agrokulturë ” dhe ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të personelit të SHE-ERA dhe të zhvillojë një plan afatmesëm Strategjik për SHE-ERA-në për periudhën kohore 2012-2016. Zhvillimi i Planit Strategjik të SHE-ERA 2012-2016, u udhëheq nga një grup parimesh që kanë për qëllim të prodhojnë një plan afatmesëm strategjik gjithëpërfshirës në konsultim të ngushtë me aktorët kryesorë si dhe në një mjedis me zhvillim të shpejtë. Plani Strategjik 2012-2016, është ndërtuar në zbatimin e objektivave të Planit të Bujqësisë, Pylltaris dhe Zhvillimit Rural dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi Gjinore. Rezultatet e Planit Strategjik të SHE-ERA janë të grupuara në tri fusha kryesore:

  • Gratë në vendimmarrje
  • Gratë sipërmarrëse në ekonomi dhe në agrokulturë
  • Qëndrueshmëria e SHE ERA

Kjo qasje mundëson integrimin e projekte në vazhdim dhe aktiviteteve në planin e përgjithshëm strategjik të organizatës, ajo do të zhvillojë kapacitetin e organizatës dhe qëndrueshmërinë.

Print Friendly

About admin

Check Also

takimin informues me përfitueset e programit 1

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit “Shërbimet e Kujdesit dhe Mirëqenies të Komunitetit”. …

Leave a Reply

Your email address will not be published.