Home / Kategorizimi / Ekspertja Julie R.Weeks takohet me Gratë kosovare në biznes

Ekspertja Julie R.Weeks takohet me Gratë kosovare në biznes

 tttTakimi është përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në PrishtinëJulie R. Weeks është President dhe CEO e Womenable, një ndërmarrje fitimprurëse sociale që punon për të mundësuar sipërmarrjen e grave në mbarë botën duke përmirësuar (sistemet ligjore, politikat, programet kërkimore me bazë në njohuri) për të mbështetur krijimin dhe rritjen e Ndërmarrjeve të grave. Weeks ka përvojë mbi 30 vjet në fushën e projektimit, kërkimit dhe analizave publike, dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të grave. Në takimin me gratë sipërmarrëse të Kosovës, gratë kishin mundësi për të njohur më mirë një perspektivë krahasuese rreth grave sipërmarrëse në SHBA. Ato gjithashtu mësuan se gratë në vendet e zhvilluara gjithashtu përballen me sfida gjatë zhvillimit të biznesit të tyre. Weeks tha se zhvillimi i grave sipërmarrëse në botë është rritur më shumë se kurrë më parë, gratë tani janë shumë më këmbëngulëse dhe shumë e më shumë po bëhen pronare të bizneseve. Weeks në krahasim me organizatën e saj (Womenable) tha se SHE ERA sjellë vlerë të njëjtë për gratë, komunitetet lokale, dhe madje edhe të kombeve.
Print Friendly

About admin

Check Also

takimin informues me përfitueset e programit 1

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit “Shërbimet e Kujdesit dhe Mirëqenies të Komunitetit”. …

Leave a Reply

Your email address will not be published.