Home / Kategorizimi / Projekti “ Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë

Projekti “ Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë

logo1Projekti “ Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë “Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA,  në kuadër të Projektit “ Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë “, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës po vazhdon me realizimin e kursit të biznesit për gratë përfituese në dy grupet e rradhës në rajonin e Gjakovës dhe Gjilanit. Trajnimet në rajonin e Gjakovës përfshijnë fshatrat Molliq, Botushë, si dhe në rajonin e Gjilanit janë të përfshirë fshatrat Roganë, Koretin, Hodonoc. Gratë dhe vajzat e këtyre zonave rurale gjatë kursit: “Si të fillojmë një biznes të suksesshëm” po mësojnë këto tema:
Vlerësoni vetën tuaj si ndërmarrëse,
Zhvillimi i ides së biznesit,
Vlerësimi i tregut,
Plani i marketingut,
Struktura organizative e biznesit,
Llogaritja e kostos së produktit dhe shërbimeve,
Vlerësimi i kapitalit fillestar,
Plani Financiar,
Format ligjore të biznesit
Pas përfundimit me sukses të kursit të biznesit, do të certifikohen 22 gra dhe vajza përfituese nga fshatrat Molliq dhe Botushë (Rajoni i Gjakovës), si dhe 22 gra dhe vajza përfituese nga fshatrat Roganë, Koretin, Hodonoc (Rajoni i Gjilanit).
Si rezultat i kursit të mbajtur gratë dhe vajzat përfituese të këtyre dy regjioneve në fund të trajinimit do të zhvillojnë idet e tyre të të biznesit në grupe dhe individuale.
Në fund të trajnimit pjesëmarrëset do të pajisen me biznes plane dhe certifikata bazuar në rezultatet e treguara gjatë trajnimit.
Print Friendly

About admin

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …

Leave a Reply

Your email address will not be published.