Home / Kategorizimi / 15 Nëntor 2016, Prishtinë Java Globale e Sipërmarrësis

15 Nëntor 2016, Prishtinë Java Globale e Sipërmarrësis

Java Globale e Sipërmarrësis – http://www.gew.co/,  është  ngjarja më e madhe e udhëheqësve dhe punë e krijueseve të cilët i kanë sjellë në jetë idetë e tyre, kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe kanë rritur mirëqenien njerëzore.  Gjatë një javë të çdo Nëntori, GEW inspiron njerëzit përmes aktiviteteve lokale, shtetërore dhe globale të dizajnuara që të nxjerrin potencialet e tyre si fillestar dhe krijues.  Këto aktivitete, nxisin anëtarët që të bashkëveprojn, mentorët, po ashtu dhe investitorët për eksperienca të reja dhe rritje të mundësive. GEW është më shumë se një kampanjë e vetëdijësimit, një platformë për lidhje dhe bashkëveprim duke ndikuar në forcimin e sistemit ekonomik në botë.

Eventi GEW#GRATË 2016, promovojë një platformë që jo vetëm shpërndau njohuri por gjithashtu lidhi dhe motivoj bashkëpunim në mes të grupeve të ndryshme sipërmarrëse. Eventi kishte për qëllim stimulimin e grave dhe vajzave të reja për sipërmarrësi përmes programeve të ndryshme të skemave të granteve, kredit bankare dhe donacione nga partnerë zhvillimorë. Gjithashtu gratë sipërmarrëse të suksesshme, ndan me të pranishmit rrugëtimin e tyre drejt suksesit duke tejkaluar vështirësitë dhe problemet përmes mënyrave kreative.

SHE-ERA në bashkëpunim me Qendrën Inovative të Kosovës (ICK) dhe Forumin Ekonomik të Grave (FEG), organizojë eventin GEW#Gratë në Kosovë 2016, me mbështetje të PPSE/Swisscontact, Institutit Riinvest dhe TEB.

>>> Foto/Photo

Print Friendly

About admin

Check Also

takimin informues me përfitueset e programit 1

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit

SHE-ERA, mbajti takimin informues me përfitueset e programit “Shërbimet e Kujdesit dhe Mirëqenies të Komunitetit”. …