Home / Kategorizimi / Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë, 2015

Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë, 2015

Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë, 2015

03-Dita e Grave Sipermarrese Kosove 2015Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë, 2015 u mbajt për herën e dytë në Republikën e Kosovës mirëpo këtë vit në Hotel President në qytetin e Gjakovës. 02-Dita e Grave Sipermarrese Kosove 201501-Dita e Grave Sipermarrese Kosove 2015Dita e Grave Sipërmarrëse u organizua në më shumë se 144 shtete, univerzitete dhe kolegje rreth botës për të promovuar, festuar dhe mbështeteur gratë sipërmarrëse. Ky eveniment global, me më shumë se 250 të ftuar, u organizua nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës nga Ambasadorja e WED Kosovës dhe Udhëheqësja Rajonale për Evropë,  Znj. Mirlinda Kusari Purrini. Fjala hyrëse u dha nga Znj.Kusari-Purrini e cila potencoi objektivat kryesorë të këtij evenimenti dhe privilegjin e madh për organizimin e këtij evenimenti i cili ka efekt pozitiv global. Kjo konferencë u kurorëzua me fjalime nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës Znj.Kusari-Lila, përfaqësues lokal dhe ndërkombëtarë nga Ambasada e organizata si dhe gra sipërmarrëse nga Kosova dhe shtete tjera siç janë Suedia, Kroacia dhe Zvicrra. Iniciativa e WED përmes Ambasadorëve të përzgjedhur nga secili shtet ka për qëllim të ofroj mbështetje dhe të promovoj gratë në biznes të cilat janë pjesë kyqe e ekonomisë së shtetit tonë.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …