Home / Kategorizimi / Tryezat informuese dhe monitoruese ne rajonin e Mitrovicës

Tryezat informuese dhe monitoruese ne rajonin e Mitrovicës

Tryezat informuese dhe monitoruese ne rajonin e Mitrovicës

Tryezat informuese dhe monitoruese ne rajonin e MitrovicësNë rajonin e Mitrovicës janë mbajtur gjithsej tri tryeza informuese dhe monitoruese me gratë përfituese të projektit “Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012-2015” mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Qëllimi i këtyre tryezave ishte identifikimi i nevojave dhe problemeve me të cilat përballen gratë si dhe informimi i tyre rreth politikave fiskale, regjistrimit të bizneseve, mundësive rreth granteve për agrokulturë si dhe të informohen në lidhje me programin mbështetës për gratë në biznes nga BERZH dhe TEB Bank.  Gratë përfituese u informuan direkt nga zyrtarët kompetent të institucioneve përkatëse të cilët na nderuan me prezencën e tyre në secilin nga takimet tona.

Në tryezat tona prezente ishin gratë nga komuna e Mitrovicës, Vushtrisë dhe Skënderajt (Runik e Syriganë).

Në muajin dhjetor planifikohet të mbahet tryeza e fundit në kuadër të këtij projekti në Mitrovicën Veriore.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …