Home / Kategorizimi / Hapat drejt suksesit që përshkroi znj. Mejreme Hajdari

Hapat drejt suksesit që përshkroi znj. Mejreme Hajdari

SHE-ERA, përmes projektit të ofruar “Mbështetje Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012-2015”, (financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës), ka zgMejremeHajdarijuar interesim të lartë të grave fermere për të bërë biznes. Shembull të mirë drejt suksesit e tregon edhe Znj. Mejreme Hajdari nga fshati Cërmjan në Rajonin e Gjakovës.Znj.Hajdari, është njëra ndër përfitueset e shumta e cila pas përfundimit me sukses të trajnimit një-mujore me temë “Si të fillojmë një biznes të suksesshëm”, vazhdojë rrugëtimin e saj duke zhvilluar dhe rritur veprimtarinë në fushën e blegtorisë së bashku me gjashtë anëtarët e familjes. Sot, Znj. Hajdari posedon 30 lopë qumështore, të cilat janë investime familjare që nga viti 2012, dhe me një menaxhim të suksesshëm ka arritur që të rritë të hyrat nga biznesi i saj, ku pas dy vite arriti që të investojë  edhe në krijimin e pikës grumbulluese duke i shtuar veprimtarisë së saj një laktofriz me kapacitet 1000 litra dhe pompën për bartjen e qumështit nga laktofrizi në enët bartëse. Znj. Hajdari përveq investimit në biznesin e saj, ajo ju mundësoj dhe lehtësojë punën edhe të 10 grave të tjera fermere nga fshati Cërmjan, të cilat sjellin qumshtin në pikën grumbulluese të saj dhe më pas ajo e dërgon tek pika grumbulluese në Ratkovc. Sasia e grumbulluar e qumshtit gjatë një jave arrin në 2000 litra, të cilën e pranon me  çmim 0.25 cent/lt ndërsa e dorëzon te përpunuesit e produkteve qumshtore me çmim 0.29 cent /lt. Gjithashtu falë punës së palodhshme, Znj. Hajdari ka përfituar një makinë mjelëse nga MBPZHR gjatë vitit 2014, pajisje e cila ka lehtësuar punën e sajë. “Për të ecur në rrugën që asnjëherë nuk ke ecur suksesi është më afër se që e mendojmë nëse dëshira për të punuar nuk mungon” – thotë zonja Hajdari.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …