Home / Kategorizimi / Justina Pula nderohet me çmimin “Mbretëresha Teuta”

Justina Pula nderohet me çmimin “Mbretëresha Teuta”

Justina Pula nderohet me çmimin “Mbretëresha Teuta”

 Klubi i Femrave Shqiptare të Kroacisë, organizojë evJustinapulaenimentin ndërkombëtarë kulturor “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb të Kroacisë,  nën patronatin e kryetarit të Bashkisë së Zagrebit. Gjatë këtij manifestimi, çmimi “Mbretëresha Teuta” iu nda intelektuales nga Kosova, Zj.Justina Shiroka Pula në mënyrë solemne dhe dinjitoze. Të pranishëm ishin mysafirë të institucioneve të larta nga shtetet e rajonit dhe Kroacia. Zj. Shenide Bilalli, drejtuese kryesore e programit të Femrave Shqiptare të Kroacisë i dhuroi çmimin Zj. Shiroka Pula për integrimin e suksesshëm të grave shqiptare në shoqëri dhe politikë. Zonja Pula ceku se ishte posaqërisht e gëzuar për çmimin që ju nda nga femrat shqiptare të diasporës në Kroaci, të cilat janë të suksesshme përtej trojeve tona edhepse rruga drejt suksesit nuk është aspak e lehtë.  Zj. Shiroka Pula ishte pjesë e strukturave politike – Ministre, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë periudhës 2009-2014, ku pas përfundimit të mandatit me shumë përkushtim iu kthye punës profesionale pedagogjike dhe  studentëve. Znj. Shiroka Pula është njëkohësisht anëtare e Bordit të Shoqatës Afariste të Gruas SHE-ERA. Gra tjera të suksesshme të cilat kanë pranuar çmimin  “Mbretëresha Teutë” janë Nekibe Kelmendi, Flora Brovina, Sanije Gashi dhe Flora Masurica-Durmishi.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …