Home / Kategorizimi / Sipërmarrësja Shkurte Rrustemi – nga fshati Baba i Bokës

Sipërmarrësja Shkurte Rrustemi – nga fshati Baba i Bokës

Sh.R

Sipërmarrësja Shkurte Rrustemi – nga fshati Baba i Bokës

Gratë sipërmarrëse vazhdojnë të tregojnë suksese në fushën e agrokulturës ҫdo ditë duke sjellë rezultate në sektorin privat.

Shkurte Rrustemi, nga fshati Baba i Bokës, Komuna e Gjakovës, është një grua shumë e suksesshme.

Shkurta ka të regjistruar biznesin në emrin e saj që nga viti 2002.

Shkurta vjen nga një familje e shëndoshë, tetë anëtarësh, ku ajo bashkë me bashkëshortin dhe gjashtë fëmijët e saj punojnë pa ndërprerë në biznesin e tyre familjarë.

Familja Rrustemi posedojnë 10 Ha tokë në pronësi, ku kanë të mbjellura produkte të ndryshme si: misër, grurë, perime, pemë të imëta (mjedër, rebizëll, dredhëza, aroni e zezë, manaferra), si dhe një serë,  kurse produktet sekondare të cilat Shkurta i përpunon dhe i shet janë: turshi, reçel, ajvar dhe pingjur.

Po ashtu familja Rrustemi posedojnë mullirin e misrit, makinën e qepjes së thasëve për ambalazhimin e miellit të misrit, makinën e fshirjes së misrit, makinën e bollgurit dhe peshoren, pajisje këto që ia mundësojnë përpunimin e misrit dhe shitjen e tij si miell.

Shkurta së bashku me familjen e saj janë duke investuar në ndërtimin e një depo, e cila do t’iu shërbej si pikë grumbulluese e frutave të imëta, ku për këtë kanë bashkëpunim me një fabrikë në Junik (Gjakovë).

Po ashtu familja Rrustemi është përfituese e tenderit nga komuna e Gjakovës, për shpërndarjen e fidanëve të frutave të imëta në komunitet (përfituesve nga Komuna).

Fshati Baba i Bokës, komuna e Gjakovës, karakterizohet me mungesë të ujit.

Shkurta tregon që mungesa e disa pajisjeve ia  vështirëson punën në përpunim, mirëpo ajo asnjëherë nuk dorëzohet, duke shpresuar që në të ardhmen do të arrijë ti ketë të gjitha, qoftë si ndihmë e ndonjë donatori apo si investim vetanak. Ky është një shembull i mirë i grave në Rajonin e Gjakovës.

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …