Home / Kategorizimi / Inaugurimi i ceremonies së dorëzim-pranimit të traktorit për gratë e fshatit Bec

Inaugurimi i ceremonies së dorëzim-pranimit të traktorit për gratë e fshatit Bec

 Inagu1Me 15 Dhjetor, 2014 në fshatin Bec, komuna e Gjakovës u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të traktorit për 25 gra përfituese të Shoqatës Afariste të Gruas SHE-ERA. Në këtë ceremoni të organizuar nga SHE-ERA morrën pjesë Ambasadori i Holandës Z.Bosch, Ambasadori i Shqipërisë Z.Mixhozi, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nga Komuna e Gjakovës Z.Ermeni, si dhe gratë përfituese të këtij rajoni. Gjatë trajnimeve të mbajtura nga stafi i SHE-ERA’s në kuadër të projektit “Mbështetja e Grave Sipërmarrëse në Agrokulturë 2012-2015” mbështetur nga Ministria e Jashtme e Danimarkës janë identifikuar nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë sipërmarrëse në agrokulturë. Ky projekt është përgatitur dhe implementuar nga SHE-ERA, dhe është mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë. Traktori  i cili do të jetë në dispozicion për përdorim nga gratë përfituese do të ketë një agjendë përdorimi pasi secila nga përfitueset do të gëzoj të drejtat e barabarta të

 Inagu2shfrytëzimit. Gjatë takimit me Ambasadorët, gratë shprehen falenderime për traktorin e siguruar, si dhe treguan se janë të gatshme të fillojnë procedurat e përgaditjes së tokës për mbjellje gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.  . Puna e palodhshme e SHE-ERA’s po arrin të krijoj lidhjen mes partnerëve zhvillimor dhe grave në bujqësi me synim që ata të kenë një pasqyrë më të qartë të kushteve në të cilat ato punojnë dhe vështirësive të tyre. 

 

Ju lutemi klikoni më poshtë për lajmin e përgatitur nga SyriVision:

https://www.youtube.com/watch?v=5Ypjq-4dkXE&list=UUog8zvMO7nhmrjRJxY8x4BA

 

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …