Home / Kategorizimi / Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë

Dita e Grave Sipërmarrëse Kosovë

wed01  Dita e Grave Sipërmarrëse është një eveniment global i cili festohet në 144 shtete të botës. Këtë vit për herë të parë në Kosovë Zj.Mirlinda Kusari Purrini, Themeluese/Shefe Ekzekutive në SHE-ERA është përzgjedhur ambasadore e WED për të përfaqësuar shtetin tonë. Evenimenti WED u organizua nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqësisë së Saj, Zj.Atifete Jahjaga e cila deklaroi që: “…këtë vit poashtu shënojmë edhe një ditë të poasqme, Ditën e Grave Sipërmarrëse, gjatë së cilës potencohet rëndësia e njohjes së rolit të perspektivës gjinore në zhvillimin e ekonomive tona, duke fokusuar koncentrimin tonë drejtë grave ndërmarrëse, vizioni i të cilave ka sjellë efekte të qëndrueshme në vendin tonë, siç kanë sjellë edhe në pjesët tjera të botës”. WED në Kosovë që u mbajt në Hotelin Swiss Diamond me rreth 130 pjesmarrës dhe më shumë se 20 folës mblodhi gra udhëheqëse të kompanive, Ambasadorë ndërkombëtarë, Shefe Ekzekutive, personalitete publike dhe nga politika për të ofruar mbështetjen e tyre për gratë në biznes. Zj.Mirlinda Kusari Purrini (Ambasadore e WED) hapi këtë konferencë duke deklaruar se: “Dita e Grave Sipërmarrëse është një lëvizje ndërkombëtare cila do të vazhdojë përgjatë tërë vitit të përkrah gratë sipërmarrëse në çdo kontinent. Qëllimi kryesor i WED është fuqizimi i grave në biznes dhe krijimi i grupeve “think tank” me gra lidere për të inkurajuar zgjerimin e biznesit përmes iniciativave pozitive në nivel lokal dhe kombëtarë”. Ajo poashtu e ndau misionin e WED-it që është festimi, fuqizimi dhe promovimi i grave sipërmarrëse në nivel global dhe të ofroj mbështetje për bizneset në pronësi të grave. Z.Uranik begu (Java Globale e Sipërmarrësisë – Nikoqir Ndërkombëtarë) theksoi rëndësinë e Ditës së Grave Sipërmarrëse e cila po organizohet për herë të parë në Kosovë në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë dhe efektin pozitiv që do të ketë për gratë sipërmarrëse në Kosovë.

wed02Panelet u moderuan nga Zj.Xheraldina Vula, Bashkë-themeluese dhe Zv.Drejtoreshë në Kompaninë21 në Kosovë si dhe Zj.Luljeta Vuniqi, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Secilit panel iu ishte ndarë njëra nga temat globale të WED: Thesari, Talenti dhe Koha në mënyrë që secili panelist do të ndante eksperiencën e tyre drejt suksesit si dhe sfidat me të cilat përballen grate në biznes gjatë rrugës për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm.

Ambasadori Norvegjez, Z. Braathu dhe Ambasadori Holandez, Z. Bosch deklaroi se ishte shumë e rëndësishme të bëhej lehtësimi dhe rritja e bashkëpunimin në tregëti dhe biznes midis kompanive dhe institucioneve nga Holanda dhe homologët e tyre në Kosovë dhe të kërkohen mundësi për bashkëpunim. Sipërmarrësit dhe veçanërisht gratë, u inkurajuan për të regjistruar pronat e tyre të cilat do t’u mundësonin të kenë qasje në financat dhe të zgjerojnë spektrin e mundësive. Përfaqësuesi i GIZ ndau me të pranishmit programin Për Të Miren Tonë, objektiv i të cilit ishte rëndësia e pronësisë së tokës për gratë dhe regjistrimin e pronës së përbashkët. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalosi lansimin e programit katërvjeçar ku 200 biznese  të grave sipërmarrëse në Kosovë do të mbështeten përmes granteve, këshillave si dhe bashkë-financim të kredive. Gjithashtu, Z. Celina nga Banka TEB përmendi bashkëpunimin e tyre me SHE-ERA për të siguruar ndihmë dhe mbështetje financiare për të ndërmarrësit e rinj dhe femrat në agrokulturë.

wed04Panelet vijuan me një drekë me qëllim rrjetëzimi që kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve mundësinë për të lidhur partnerët zhvillimorë me gra të reja sipërmarrëse. Çështjet gjinore vazhdojnë të mbeten një temë diskutimi në Kosovë. Klima ekonomike nuk është shumë e favorshme për gratë sipërmarrëse në veçanti për bizneset e reja. Duke filluar më 3 dhjetor 2014 lëvizja WomenWOW do të fillojë për të festuar dhe ndihmuar drejt suksesit bizneset në pronësi të grave, organizatat dhe kauzat e tyre në mbarë botën dhe gjithashtu të sjellë ndërgjegjësim për të gjitha organizatat dhe kompanitë e udhëhequra nga grate të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë.

WED Ambasadori i Kosovës  Zj.Kusari Purrini gjatë kësaj dite dhe gjatë tërë vitit do të ofrojë mbështetje dhe të promovoj gratë në biznes pasi ato janë pjesë kyqe e ekonomisë së vendit tonë.

wed03

 Per inqizimin e plote te evenimentit WED Kosova ju lutem klikoni ne linkun e meposhtem:

https://www.youtube.com/watch?v=GUYVWhsC9JY&feature=youtu.be

Print Friendly

About Shkelzen Morina

Check Also

IMG_1472

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme:

Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA mbajti sot punëtorinë një ditore me teme: ” Ndërmarrësia si …